Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Citaku, është përplasur me ministrin e Jashtëm të Serbisë në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Reagimi i Çitakut erdhi pasi që Daçiq tha se Albin Kurti nuk e njeh flamurin e Kosovës.
“Më kënaq kjo që kolegu im nga Serbia e mbron flamurin e Kosovës. Flamuri i Kosovës gjithmonë do të qëndrojë në zyrën e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë Çitaku,
“Kjo dhomë nuk është gjykatë për neve se politikanë. Është e vërtetë se Kurti ka fituar zgjedhjet në Kosovë. Ai ka thënë qartë disa herë se është pro dialogut”.
“Ju kujtoj që Kurti ka qenë i burgosur politik në Serbi, derisa Daçiq ka qenë ministër”, ka thënë Çitaku./Gazeta Sinjali/