image Vlora Çitaku, në krye të Departamentit për Punë të Jashtme në ‘Qeverinë në hije” të PDK-së - Sinjali

Vlora Çitaku, në krye të Departamentit për Punë të Jashtme në ‘Qeverinë në hije” të PDK-së

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se Vlora Çitaku do të jetë në krye të Departamentit për Punë të Jashtme në “Qeverinë në hije”.

“Njëra prej fushave tepër të rëndësishme, ku Partia Demokratike ka pasur gjithmonë një përvojë dhe një performancë të jashtëzakonshme, te pjesa e politikës së jashtme, politikën e jashtme dhe agjendën evropiane brenda Kabinetit të Qeverisë së Mirë do ta udhëheqë Vlora Çitaku”, është shprehur Krasniqi në KlanKosova.

“Kontaktet dhe respekti, karriera e definuar me suksese duhet të merren parasysh”, shtoi ai.

Ai theksoi se gjatë javës së ardhshme do të vazhdojë me publikimin e emrave të tjerë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin