image Vlora Çitaku me një shkrim prekës përkujton fëmijët e familjes Jashari

Kosovë

Përkujtim/ Vlora Çitaku me një shkrim prekës përkujton fëmijët e familjes Jashari

news image

Ambasadorja  e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Vlora Çitaku, me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të familjes Jashari ka kujtuar sakrificën dhe heroizmin e kësaj familje.

Citaku ka shpërndarë një foto të fëmijëve të familjes Jashari duke shkruar se “Fëmijët që shihni në këtë fotografi nuk e patën kurrë shansin të rriten. Ata nuk e patën kurrë shansën të përjetojnë lirinë”.

Ajo ka përkujtuar faktin që edhe sot e kësaj dite s’ka kërkimfalje nga Serbia për gjenocidin në Kosovë.

“Fëmijët që shihni në këtë fotografi nuk e patën kurrë shansin të rriten. Ata nuk e patën kurrë shansën të përjetojnë lirinë. Para 22 vitesh, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë brutalisht në shtëpi nga forcat serbe. Deri sot, asnjë kërkim falje nga Serbia”, ka shkruar Çitaku. /GazetaSinjali/