image Vlora Çitaku kundër padisë ndaj Malit të Zi, përmend disa arsye

Politikë

Vlora Çitaku kundër padisë ndaj Malit të Zi, përmend disa arsye

news image

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga Qeveria që të ketë kujdes me veprimet karshi Malit të Zi. Ajo ka thënë se me qeverinë aktuale malazeze gjërat janë më të komplikuara.

Ministria e Drejtësisë në Kosovë e ka paditur në gjykatë Komunën e Budvës në Mal të Zi dhe kompaninë ‘Sunraf Beach Properties” duke kërkuar kthimin e rreth 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në shëtitoren Rafailoviq.

Në këtë padi thuhet se pushimorja me emrin “Ganimete Tërbeshi” ishte blerë 6 dekada më parë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku.

Çitaku nuk u pajtua me këtë padi, pasi, sipas saj, Mali i Zi është mik i Kosovës dhe këtë e ka dëshmuar jo vetëm me qëndrime, por edhe me vepra në momente kyçe për shtetin tonë.

“Mali i Zi na ka njohur përkundër rezistencës pro-serbe dhe pro-ruse. E vërteta është se me qeverinë aktuale në Mal të Zi, gjërat janë më të komplikuara seç kanë qenë më parë.”

Ne nuk guxojmë të veprojmë në mënyrë të papërgjegjshme. Çështje të tilla duhet të trajtohen me delikatesë dhe larg presionit publik”, shkroi Çitaku në Facebook./Gazeta Sinjali/