image Vlora Çitaku e përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore në SHBA, kthehet në Kosovë

Politikë

Vlora Çitaku e përfundon zyrtarisht mandatin si ambasadore në SHBA, kthehet në Kosovë

news image

Vlora Çitaku e ka përfunduar edhe zyrtarisht mandatin e saj si ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme përmes një postimi në Twitter, në të cilin thuhet se Çitaku e ka përfunduar me sukses këtë mandat.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës dëshiron t’i shpreh falënderimet më të sinqerta për përfaqësimin e jashtëzakonshëm të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Suksese dhe mbarësi në angazhimet e radhës Ambasadore Çitaku”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie./Gazeta Sinjali/