image Vlera e euros kundrejt frangut është në nivelin më të ulët në 7 vjet - Sinjali

Vlera e euros kundrejt frangut është në nivelin më të ulët në 7 vjet

news image

Javën e kaluar, në Wall Street pati një optimizëm të konsiderueshëm për shkak të tensioneve të vogla gjeopolitike dhe njoftimeve inkurajuese tremujore, por me sa duket “karburanti” për rrugëtimin e mëtejshëm në rritje u mbarua shpejt.

Gjithçka u ndërlikua më tej dje nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili parashikon një ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike dhe paralajmëron një recesion.

Pasiguria në furnizimin me energji dhe reduktimet e reja të dërgesave të gazit rus në Gjermani ditën e djeshme ndikuan negativisht në bursat evropiane, kështu që vlera e euros ra me një për qind, ndaj u desh të lihej mënjanë pak më shumë se 1.01 dollarë për euron, shkruan kp.

Krahasuar me frangun zviceran, euro ra në nivelin më të ulët në shtatë vjet – 0,975 franga për euro.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: