image Vlera e 40 kg drogë që u kapën sot është rreth 80 mijë euro, zbulohet destinacioni ku po transportohej

Siguri

Vlera e 40 kg drogë që u kapën sot është rreth 80 mijë euro, zbulohet destinacioni ku po transportohej

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të Antidrogës që u zhvillua sot rezultoi me konfiskimin e rreth 40 kg marihuanë dhe arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të substancave narkotike. I dyshuari që u kap është N.B., dhe i njëjti tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor.

Sipas Policisë, vlera e drogës që u kap sot sipas Policisë është rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se Kosova ishte vendi që u shfrytëzua si transit për ta dërguar drogën në vendet e perëndimit.

“Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur rreth 40 kg substancë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë, e ndarë në 40 paketime të mbështjella me qese plastike. Vlera e kësaj sasie sillet rreth 80 mijë euro dhe dyshohet se vendi ynë ishte transit i kalimit të kësaj sasie, kurse destinacion final ishin vendet e perëndimit.”, njoftoi Policia.

/GazetaSinjali/