image Vjosa Osmani viziton Departamentin e Shtetit, takohet me Matthew Palmerin

Kosovë

SHBA/ Vjosa Osmani viziton Departamentin e Shtetit, takohet me Matthew Palmerin

news image

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitë së saj në SHBA, sot ka vizituar edhe Departamentin e Shtetit.

Osmani ka takuar Përfaqësuesin Special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Sot në Departamentin e Shtetit u prita nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Matthew Palmer, i cili është poashtu Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor. Diskutuam për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe punët e rëndësishme që na presin përpara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1467588420070084

Osmani dje ka pasur një takim në Shtëpinë e Bardhë me drejtorin për Evropë, John Earth, në kuadër  të Këshillit për Siguri Kombëtare. /Gazeta Sinjali/