image Vjosa Osmani thotë që do t’i largojë çdo dyshim Francës sa i përket liberalizimit të vizave

Kosovë

Takimi/ Vjosa Osmani thotë që do t’i largojë çdo dyshim Francës sa i përket liberalizimit të vizave

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka takuar ambasadoren e Francës, z. Marie- Christine Butel, ku i ka shprehur gatishmërinë për ta fituar përkrahjen e Francës për procesin e liberalizimit të vizave.

“Jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime konkrete për ta fituar përkrahjen e Francës për procesin e liberalizimit të vizave. Prandaj, ne do t’i intensifikojmë kontaktet dhe vizitat e ndërsjella me përfaqësuesit e institucioneve të Francës për t’ua paraqitur atyre një pasqyrë reale të veprimeve që institucionet tona po i ndërmarrin për ta përshpejtuar këtë proces”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu, Osmani ka potencuar bashkëpunimin dypalësh mes Kosovës dhe Francës dhe miqësisë së tyre. 

Ambasadorja e Francës, Marine Butel, shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit në pozitën e kryetares së Kuvendit të Kosovës, të parës grua në krye të institucionit më të lartë përfaqësues në vend dhe e ritheksoi përkushtimin vendit të saj për ta përkrahur Kosovën në të gjitha proceset politike.​/ Gazeta Sinjali/