Sot, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, njofton Kuvendi i Kosovës.
Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:30, raporton Gazeta Sinjali.
Paraprakisht, Osmanin e kanë vizituar në zyrë dy vajzat e saj binjake.
Osmani është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës në seancën e djeshme të thirrur pikërisht për këtë çështje. Ajo mori 65 vota për, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Kosova për herë të parë ka një grua kryeparlamentare. /Gazeta Sinjali/