image Osmani: S'ka qenie njerëzore që më kontrollon

Kosovë

Zgjedhjet/ Osmani: S’ka qenie njerëzore që më kontrollon

news image

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, në takim me qytetarët, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në lagjen “Velania” në Prishtinë, ka thënë se ajo nuk mund të kontrollohet.

Osmani ka thënë se krimi dhe korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit.

“Kriminelët dhe korrupsioni nuk mund të luftohet nga të korruptuarit”, ka thënë ajo.

Osmani tha se luftën duhet ta bëjnë njerëzit me duart e pastra. E sipas saj, një kryeministre si ajo, nuk ka qenie njerëzore që e kontrollon.

“Krimi dhe korrupsioni luftohen nga njerëzit me duart e pastra… Nuk ka qenie njerëzore që mund ta kontrollojë një kryeministre me duar të pastra”, ka deklaruar Osmani.

Me këtë deklaratë, ajo u është kundërpërgjigjur të gjithë kundërshtarëve politikë që deklarojnë se tani nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani mund të nënshtrohet e të kontrollohet. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/523892341697416/?t=0