Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj sulmit me vezë që iu bë sot zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti.
Osmani ka thënë se taksa nuk është çështje që mund të zgjidhet me vezë dhe se vendimet e qeverisë nuk mund të ndalen.
“Tarifa nuk është çështje vezësh. Është konsensus e veprim shtetëror dhe bashkërendim me miqtë strategjik të Kosovës. As sulmet me vezë e as me mjete të tjera nuk do të mund ta ndalin vendosmërinë tonë që ta çojmë Kosovën përpara”, ka shkruar Osmani.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është sulmuar me vezë nga disa persona të panjohur, afër objektit të Qeverisë së Kosovës.
Arsyeja e sulmit dyshohet se ka të bëj me paralajmërimin për heqjen e taksës ndaj Serbisë./GazetaSinjali/