image Vjosa Osmani pyetet se a do ta mbajë në zyrë foton e Hashim Thaçit, ja çka thotë

Politikë

Vjosa Osmani pyetet se a do ta mbajë në zyrë foton e Hashim Thaçit, ja çka thotë

news image

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur se a do ta mbajë në zyrë fotografinë e Hashim Thaçit, në rast se bëhet kryeministre.

Në këtë pyetje ajo u përgjigj:

“Nuk e kërkon ligji me pas në zyrë, duhet me qenë në ndërtesë. Ndërtesa nënkupton nga magazinat poshtë deri në ndonjë zyrë tjetër. Ligji do të respektohet, por jo në zyrë”, tha Osmani në T7, raporton Gazeta Sinjali.

Më tej tha se beson se shumë shpejt Thaçi nuk do të jetë president. Ajo tha se Kosovës i duhet një president ose presidente tjetër./Gazeta Sinjali/