image Vjosa Osmani: Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë edhe pas 13 prillit

Kosovë

Masat/ Vjosa Osmani: Kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë edhe pas 13 prillit

news image

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani ka thënë se kufizimi i lëvizjes së lirë do të vazhdojë edhe pas datës 13 prill.

Osmani tha se qeveria do të marrë vendime veç e veç për komunat e Kosovës.

“Përfundimi është që do të kemi vendime veç e veç për komunat në përputhje me ligjin. Kemi një grup punues nga ana e qeverisë, të cilët do të japin rekomandimet e tyre konkrete. Absolutisht masat jane teper të nevojshme”, ka deklaruar Osmani në ktv.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e ka pranuar kërkesën e presidentit Thaçi, duke shpallur vendimin e Qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes të pavlefshëm./Gazeta Sinjali/