image Vjosa Osmani ia merr edhe 33 anëtarë LDK-së në Mitrovicë

Kosovë

Vjosa Osmani ia merr edhe 33 anëtarë LDK-së në Mitrovicë

news image

Edhe 33 anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, sot u janë bashkuar iniciativës së Vjosa Osmanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur, këshilltari i u.d së presidentes, Faton Peci.

Peci ka shkruar se pas pak ditësh do të shkojnë të Mitrovicë për t’u takuar në çdo lagje e fshat.

Njoftimi i plotë:

Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.

Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.

Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.

Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.

Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.

Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani. /Gazeta Sinjali/