Sot, me rastin e Ditës së Bastillës, presidentja Vjosa Osmani, e ka uruar popullin francez në gjuhën e tyre.
Presidentja tregon se para pak ditësh ka nisur mësimet në gjuhën frënge.
Osmani urimet i ka shprehur përmes një videoje, ku dëgjohet duke i thënë fjalët e para në gjuhën frënge.
Mes tjerash Osmani, shtoi se “Dy popujt tanë kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi mes dy vendeve është shumë i rëndësishëm për Kosovës dhe perspektivën e saj evropiane“.
Videoja niset me pamje nga zyra e presidencës, ku edhe shihet teksa ushtron me një mësuese leximin në frëngjisht./Gazeta Sinjali/