image Vjosa Osmani dekoron punëtorët shëndetësorë që vdiqën nga COVID-19

Kosovë

Vjosa Osmani dekoron punëtorët shëndetësorë që vdiqën nga COVID-19

news image

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur të dekorojë, post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave, punëtorët shëndetësor të cilët derisa aktivisht po ofronin shërbime shëndetësore, u infektuan me COVID-19 gjatë pandemisë, dhe humbën jetën e tyre nga ky infeksion, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur vetë Osmani përmes një postimi në Facebook e cila tha se këtë ceremoni të ndarjes së dekoratave do ta organizojë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve.

“Ceremoninë e ndarjes së dekoratave do ta organizojmë së shpejti në Presidencë, në prani të familjarëve. Ndërkaq lista e të dekoruarve do të përditësohet konform informatave që i marrim nga institucionet përgjegjëse”, shkroi ajo në llogarinë e saj në Facebook.

/Gazeta Sinjali/