image "Vjosa Osmani akoma është kandidate për kryeministre"

Kosovë

Deklarata/ “Vjosa Osmani akoma është kandidate për kryeministre”

news image

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se Vjosa Osmani është ende kandidate për kryeministre e jo për ministre të jashtme.

“Tani zonja Osmani akoma është kandidate për kryeministre, për neve është kandidate për kryeministre. Sepse përderisa nuk përfundon i gjithë procesi, përderisa nuk shpallen të gjitha rezultatet, të mos certifikohen, do të thotë se zonja Osmani mbetet kandidate për kryeministre dhe ne nuk diskutojmë për asnjë pozitë tjetër përderisa kjo të mos përfundojë”, ka thënë Mustafa për RTV21.

“Ndërsa sa i përket ministrisë së jashtme, do të thotë ne nuk kemi ndarë ministri, prandaj kërkush nuk mund ta caktojë apriori zonjën Osmani si ministre të punëve të jashtme, përderisa LDK-ja nuk e ka marrë Ministrinë e Jashtme. A do ta marrim, a s’do ta marrim prapë mbetet çështje që ne do ta vlerësojmë brenda LDK-së dhe partnerin tjetër”, tha Mustafa.

Ndërsa, i pyetur se a e sheh si zëvendëskryeministre, Mustafa tha se duhet të diskutohet brenda partisë.

Mustafa po ashtu tha se nëse nuk arrihet koalicioni mes dy partive, LDK-ja shkon në opozitë./Gazeta Sinjali/