Për arrestimin e kameramanit të Ekonomia Online, Albion Selitajt, ka reaguar edhe zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Përparim Kryeziu
Kryeziu tha se pas rastit të sotëm, Ministri i Punëve të Brendshme ka kërkuar nga IPK-ja që të fillojë hetimet, raporton Gazeta Sinjali.
“Pas rastit të sotëm me kameramanin e agjecisë së lajmeve EO, Ministri i Punëve të Brendshme menjëherë ka kërkuar nga Inspektoriati Policor i Kosovës të fillojë hetimet për rastin. Policia e Kosovës është ndër institucionet me besueshmërinë më të lartë tek qytetarët falë punës dhe angazhimit profesional të tyre që dëshmohet çdo ditë”, ka shkruar Kryeziu.
Sipas Kryeziut, liria e medias është vlerë themelore e demokracisë.