image Vjen reagimi i zyrës së Presidencës pas marrëveshjes për targat

Politikë

Vjen reagimi i zyrës së Presidencës pas marrëveshjes për targat

news image

Shefi i Zyrës së Presidencës, Blerim Vela, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Vuçiqi ka manipuluar audiencën në Serbi, kjo sepse ai pranoi dialog pa kushte dhe pranoi reciprocitetin.

“Vuçiq përsëri manipulon me audiencën vendase në Serbi. Më 22 shtator deklaroi se dialogu nuk do të zhvillohet me Kosovën pa u kthyer në situatën para se të merrej masa e reciprocitetit. Më 29 shtator u angazhua pa kushte në dialog dhe pranoi reciprocitet”, ka shkruar ai në Twitter.

/Gazeta Sinjali/