image Vjen reagimi i Vuçiqit pasi partitë shqiptare u bënë bashkë kundër Listës Serbe në zgjedhjet lokale

Rajon

Vjen reagimi i Vuçiqit pasi partitë shqiptare u bënë bashkë kundër Listës Serbe në zgjedhjet lokale

news image

Pasi partitë shqiptare në Mitrovicën e Veriut, kanë vendosur që të garojnë së bashku kundër Listës Serbe, që aktualisht qeverisë në këtë komunë, ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se ata që janë bashkuar dhe janë kundër Listës Serbe do ta kenë të vështirë ta fitojnë besimin e njerëzve.

Vuçiq para gazetarëve sot tha se besimi fitohet në bazë të unitetit dhe jo në bazë të demolimit.

Sipas tij “është punë e tyre që të bashkohen”, kur u pyet se si e sheh bashkimin e partive shqiptare në garë kundër Listes Serbe në komunat me shumicë serbe, shkruan KosovoOnline.

“Ne duhet të flasim dhe shpresojmë se Kosova do ta kuptojë se është e nevojshme të flitet. Çdo gjë tjetër është humbje kohe dhe lënia e këtyre problemeve te brezat e ardhshëm,” shtoi ai.

/GazetaSinjali/