image Vjen reagimi i parë nga VV pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese - Sinjali

Vjen reagimi i parë nga VV pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

news image

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka deklaruar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e deputetit Etem Arifi të cilën e ka shpallur të pavlefshme dhe kështu Qeveria Hoti nuk është më legjitime, shkruan Gazeta Sinjali.

Nagavci u shpreh se tani është e qartë se vendi shumë shpejt do të shkojë në zgjedhje të reja dhe qeveria legjitime do të kthehet në pushtet.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e konfirmon atë që e kemi thënë vazhdimisht, se Qeveria Hoti ka qenë e paligjshme. Vendimi ishte goxha i gjatë nuk munda ta lexoj të tërin. Është e qartë se shpejt do të kemi zgjedhje të reja dhe do të kthehet qeveria legjitime në pushtet”, tha Nagavci në T7.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin