Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas formimit të Qeverisë Hoti, e cila tha se qeveria e re është qeveri ilegale e Thaçit e cila varet nga Serbia.
“Prej një Qeverie të popullit, dolën tek një Qeveri ilegale të Hashim Thaçit dhe e cila varet nga Serbia!”, ka shkruar Haxhiu në një postim në Facebook.
Me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë zgjedhur qeverinë e re me Avdullah Hotin kryeministër.