image Vjen reagimi i parë nga Vlora Çitaku pas dekretit për largimin e saj nga pozita e ambasadores

Kosovë

Vjen reagimi i parë nga Vlora Çitaku pas dekretit për largimin e saj nga pozita e ambasadores

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka nënshkruar dekretin për tërheqjen e ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta brenda presidencës se ky vendim erdhi pas kërkesës së Çitakut që të lirohet nga detyra e ambasadores së Kosovës në SHBA.

Që po kthehet në Kosovë e ka konfirmuar edhe vet; ajo përmes një shkrimi në rrjetin social “ Twitter”, por pa dhënë shumë detaje.

“Pas pesë viteve në Washington, ka ardhur koha që të kthehem në shtëpi. Ka qenë nder për mua që ta përfaqësoj Kosovën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë ajo. /Gazeta Sinjali/