image Vjen reagimi i parë nga familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është si të rilindësh përsëri

Sociale

Vjen reagimi i parë nga familja e policit të vrarë në veri: Të vdesësh për atdhe është si të rilindësh përsëri

news image

Vrasja e policit, Afrim Bunjaku, tronditi vendit tonë mëngjesin e sotëm, pasi i ndjeri mbeti i vdekur teksa ishte në detyrë, ku së bashku me disa nga kolegët e tij, u sulmuan në hyrje të fshatit Bajnskë nga grupe të armatosura serbe, raporton Gazeta Sinjali.

Në familjen e tij, në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë kanë nisur vizitat e familjarëve për ngushëllime, ku siç raporton Klani, pran shtëpisë së policit po qëndrojnë Policia e Kosovës dhe autoambulanca, pasi gjendja emocionale e familjarëve të tij është jo e lehtë.

Afrim Bunjaku ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është jo e mirë aktualisht.

Teksa, nga familja ka ardhë reagimi i parë i tyre, të cilët vdekjen e Afrimit për atdhe e cilësuan si rilindje.

Reagimi i plotë i familjarit, Arton Bunjaku

TË VDESËSH PËR ATDHE ËSHTË SIKUR TË RILINDËSH PËRSËRI.*

Të nderuar miq, të dashur familjarë,

Sot, në orët e hershme të mëngjesit erdhi një lajm i kobshëm për familjen tonë Bunjaku nga Samdrexha e Vushtrrisë.

Familjari jonë *AFRIM BUNJAKU* , rreshter në policinë e Kosovës është vrarë derisa ndodhej në detyrë, në veriun e Kosovës, në mbrojtje të integritetit territorial dhe sovranitetit të venditit gjë të cilën e bëri me nder e krenari deri në frymën e fundit.

E pikëlluar familja Bunjaku nga Samadrexha e Vushtrrisë.

https://www.facebook.com/arton.bunjaku.902/posts/pfbid022APWpC6ZP2issAQwjb74x3aUVbJ5Gp3JPdwXg6zvzg8THHT3voHb72YQQ6iQwAz1l?cft[0]=AZV3JOYYRZdJFMy5Hmvnjf-iKxqlGdXuwbNeNLhHJrX_NFJwe97kD6HRLEXzWSdniZ0QwY8MzcRDW03jyO8kT_1E2cRbhZ_F1pHtA2-skzFZKQi6EHumyEjW8q9BwjKl_g4Ur4YLbvdURtkUp3yEy66A&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/