image Vjen reagimi i ministres kosovare pas varrimit të së moshuares serbe nga BIK dhe Komuna e Prishtinës - Sinjali

Vjen reagimi i ministres kosovare pas varrimit të së moshuares serbe nga BIK dhe Komuna e Prishtinës

news image

Sot ka vdekur një grua e moshuar e nacionalitetit serb në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë e cila nuk kishte asnjë familjarë, e për të cilën BIK-u dhe Komuna e Prishtinës u përkujdesën për ceremoninë e varrimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Lidhur me këtë rast, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se kjo dëshmon harmoninë e vërtetë ndër-etnike dhe ndër-fetare e cila gjithmonë ekziston në Kosovë.

“Njoftimi i kryetarit të Komunës së kryeqytetit, Shpend Ahmeti, për bashkë-organizimin me Bashkësinë Islame të Kosovës për ceremoninë e varrimit të një gruaje me nacionalitet serb, e cila vdiq në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë, dëshmon harmoninë e vërtetë ndër-etnike dhe ndër-fetare, e cila gjithmonë ekziston në Kosovë”, shkroi Haradinaj-Stublla në Twitter.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin