image Vjen reagimi i Federatës ruse pas vendimit te FIFA-s dhe UEFA-s

Futboll

Vjen reagimi i Federatës ruse pas vendimit te FIFA-s dhe UEFA-s

news image

FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar përfundimisht Rusinë nga garat e futbollit ndërkombëtar. Federata ruse e futbollit ka reaguar ndaj vendimit të marrë për të përjashtuar kombëtaren dhe klubet ruse nga të gjitha garat ndërkombëtare.

“Federata Ruse e Futbollit nuk pajtohet me vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për të pezulluar të gjitha ekipet ruse për një periudhë të pacaktuar. Ne besojmë se ky vendim i marrë është në kundërshtim me rregullat dhe parimet e garave ndërkombëtare dhe gjithashtu në kundërshtim me frymën sportive. Është diskriminuese dhe e dëmshme për një numër te madh sportistësh, trajnerësh, zyrtarësh dhe më e rëndësishmja për miliona tifozë, interesat e te cilëve duhet te mbrohen”, shkruhet ne komunikatë.

Shtypi rus raporton se Rusia do te apelojë në CAS (Gjykata e Arbitrazhit Sportiv).

/GazetaSinjaliSporti/