image Vjen paralajmërimi, Rusia pritet ta ashpërsojë luftën në Ukrainë

Botë

Vjen paralajmërimi, Rusia pritet ta ashpërsojë luftën në Ukrainë

news image

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka postuar këtë mëngjes një përditësim të inteligjencës mbi situatën në Ukrainë, duke paralajmëruar se një ndryshim në taktikat ruse mund të rezultojë në më shumë vdekje civilësh.

“Kremlini deri më tani ka dështuar të arrijë objektivat e tij fillestarë”, postoi ministria në Twitter, duke shtuar se Rusia ishte “e habitur nga përmasat dhe egërsia e Rezistencës së Ukrainës”, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

“Rusia është detyruar të ndryshojë qasjen e saj operacionale dhe tani po ndjek një strategji të rrënimit”, thotë ai.

“Kjo ka të ngjarë të përfshijë përdorimin pa dallim të fuqisë së zjarrit që rezulton në rritje të viktimave civile, shkatërrim të infrastrukturës ukrainase dhe intensifikim të krizës humanitare.”

/GazetaSinjali/