image Vjehrria ia marrin nuses pasaportën me vizë gjermane dhe kthehen në Gjermani, ia pamundësojnë të udhëtojë

Siguri

Vjehrria ia marrin nuses pasaportën me vizë gjermane dhe kthehen në Gjermani, ia pamundësojnë të udhëtojë

news image

Zënkat e familjes së burrit me nusen dhe anasjelltas janë mjaft të shpeshta në familjet kosovare. Konfliktet verbale mes tyre eskalojnë edhe në dhunë fizike e psikike, për çka duhet intervenimi i Policisë. Një rast i tillë është raportuar sot që dyshohet të ketë ndodhur muajin e kaluar, raporton Sinjali.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se në një konflikt janë përfshirë një grua dhe vjehrria e saj, të cilër po dyshohen se i kanë shkaktuar dhunë psikike dhe ia kanë pamundësuar për t’u kthyer në Gjermani ku edhe jetojnë.

Siç mëson Sinjali, dy të dyshuarit fillimisht e kishin dërguar gruan e djalit te familja e saj për disa ditë dhe gjatë kësaj periudhe ia kanë “vjedhur” dokumentet e saj personale.

Në baze të dëshmisë së viktimës të dhënë para hetuesve policorë, vjehrria e saj ia kanë marrë pasaportën, dokumentin e leje qëndrimit dhe më pas janë nisur për në Gjermani. Kështu, viktima nuk ka pasur mundësi të udhëtojë për në shtetin gjerman, çka e ka shtyrë atë që të kërkojë ndihmën e Policisë.

Si rezultat i denoncimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”, teksa veprimet tjera do të merren pasi të sigurohet prezenca e dy të dyshuarve.

/GazetaSinjali/