image Vjehrri rrah renë në Viti

Sinjalizime

Vjehrri rrah renë në Viti

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 55-vjeçar i cili dyshohet se ka dhunuar fizikisht renë e tij, 26-vjeçare, në Viti.

Sipas një sinjalizuesi, dyshohet se ai e kishte kapur për fyti dhe e kishte goditur në fytyrë 26-vjeçaren, pas një fjalosje me të.

Për shkak të lëndime të marra, mësohet se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Viti.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë./Gazeta Sinjali/