image Vjehrri rrah renë në Prizren, ajo merr fëmijët dhe ikë te prindërit e saj - Ai ia kërcënon edhe babain - Sinjali

Vjehrri rrah renë në Prizren, ajo merr fëmijët dhe ikë te prindërit e saj – Ai ia kërcënon edhe babain

news image

Rastet e dhunës në familje janë në rritje çdo ditë e më shumë. Zakonisht viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike jo vetëm nga bashkëshortët, por edhe nga pjesëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se një rast i tillë është raportuar mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Piran të Prizrenit, ku një 21-vjeçare ka denoncuar në Polici vjehrrin e saj.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali, vjehrri e kishte rrahur 21-vjeçaren të martën e 3 majit. E kjo ishte bërë shkak që viktima të marrë fëmijët dhe të strehohet te prindërit e saj.

Por 63-vjeçari sërish vazhdoi mos ta lë rehat bashkëshorten e djalit të tij, duke kërcënuar kështu babanë e saj.

Me t’u denoncuar rasti në Polici, i dyshuari është shoqëruar në Stacion Policor për intervistim.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit ndaj 63-vjeçarit janë iniciuar dy raste për ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Kanosje’.

Po ashtu atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin