Rastet e dhunës në familje po vazhdojnë të rriten, e viktima në shumicën e rasteve po del të jenë femrat, shkruan Gazeta Sinjali.
Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në Malishevë, ku një femër ka raportuar në Polici se vjehrra po ushtron në vazhdimësi dhunë psikike ndaj saj.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Qypevë të Malishevës.