Dje në Zveçan është arrestuar një person, i nacionalitetit rom pasi që i njëjti kohë më parë kishte kryer vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas një burimi brenda policisë në Mitrovicën e Veriut, i dyshuari kishte vjedhur një biçikletë në hyrje të një banese.
Ky i dyshuar është intervistuar nga policia dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ka bërë të ditur ky burim.