image Aeroplani përplaset pranë bllokut të banesave në New Hampshire, asnjë i mbijetuar

Botë

Aeroplani përplaset pranë bllokut të banesave në New Hampshire, asnjë i mbijetuar

news image

Një aeroplan me një motor është përplasur në një hambar pranë një ndërtese apartamentesh në New Hampshire, duke i marrë jetën të gjithë personave në bord.

Flakët që shkonin deri në 12 metra u panë të ngriheshin në ajër pas përplasjes të së premtes mbrëma, që ndodhi pranë aeroportit Dillant-Hopkins të Keene.

Drejtuesit e qytetit thanë në një deklaratë: Ka një përplasje avioni pranë aeroportit Keene në një bllok banimi pranë Hope Chapel.

Nuk ka të lënduar në bllokun e banesave. Fatkeqësisht ata në aeroplan kanë humbur jetën. FAA është njoftuar. Detajet shtesë do të ndahen më vonë.”, raporton DailyMail.

Nuk dihet ende se sa persona ndodheshin në bord në momentin që aeroplani u përplas.

/GazetaSinjali/