image Vjedhje nën kërcënimin e thikës në një pompë derivatesh në Drenas

Siguri

Vjedhje nën kërcënimin e thikës në një pompë derivatesh në Drenas

news image

Nën kërcënimin e thikës një i dyshuar ka arritur që t’ia marrë 200 euro punëtorit të një pompe derivatesh në fshatin Sankoc të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 00:18, derisa viktima ishte duke punuar.

Policia njofton se i dyshuari ndodhet në arrati.

“Sankoc, Drenas, 09.10.2020-00:18. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke punuar në pompën e derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin e armës së ftohtë-thikës i ka grabitur 200 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/