Një 16-vjeçar nga Gjakova ka mbetur pa motoçikletën e tij, pasi persona ende të paidentifikuar dyshohet se ia vodhën gjatë natës para banesës, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar më 12 korrik, rreth orës 09:30, në rrugën “W. Clark” në Gjakovë.
Sipas denoncimit, D. P. 16-vjeçari, në prani të prindit të tij, ka deklaruar se një natë më parë, rreth orës 23:30, kishte lënë motoçikletën e tij të tipit Peugeot Speed Fight 2, me ngjyrë kaltër-gri, në hyrje të banesës, pa e siguruar me dry apo ndonjë mjet tjetër mbrojtës.
Kur është zgjuar mëngjesin e së dielës, ai ka vërejtur se motoçikleta nuk ndodhej më në vendin ku e kishte lënë, duke kuptuar se ishte vjedhur.
Sipas ankuesit, vlera e motoçikletës arrin rreth 1.000 euro.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje”, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe gjetjen e motoçikletës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!