image Vjedhje në Suharekë, thyhet filiali i IPKO-s

Kosovë

Vjedhje në Suharekë, thyhet filiali i IPKO-s

news image

Një person nga Suhareka ka qenë dëshmitar i një vjedhje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit së 25 nëntorit në sheshin “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Sinjali.

Ky dëshmitar ka parë katër persona duke e tërhequr një set, të cilin e kishin marrë nga filiali i IPKO-s.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë në Suharekë kanë bërë me dije se ky dëshmitar ka thënë në polici se të dyshuarit e kanë vendosur setin në një veturë dhe pastaj kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Ky burim i policisë gjithashtu ka thënë se ende nuk dihet se çka saktësisht hajnat kanë vjedhur.

/Gazeta Sinjali/