Gjatë mbrëmjes së djeshme stadiumi “Riza Lushta” në Mitrovicë, ka qenë cak i grabitësve. Grabitësit kanë depërtuar në zyrën e sekretarit dhe kanë vjedhur një televizor dhe disa gjëra të tjera, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, në faqen e “KF Trepça’89 FC”.
Përmes këtij postimi ata kanë kërkuar nga organet e rendit që të ketë patrullim më të shpeshtë rreth objektit të stadiumit.
Sipas tyre në pjesën lindore të stadiumit, në mur janë disa vrima ku prej aty depërtojnë siç i quajnë ata keqbërësit.
“Lutemi që ky të jetë rasti i fundit se siç dihet edhe para dy viteve pati ndodhur i njëjti rast kur janë thyer zyrat dhe janë vjedhur disa gjera që kanë të bëjnë me Dokumentacionin Administrativ të klubit”, thuhet në njoftim. /GazetaSinjali/