image Vjedhje në objektin e OSBE-së, dy hajna ende në arrati

Kosovë

Raport/ Vjedhje në objektin e OSBE-së, dy hajna ende në arrati

news image

Katër person janë futur gjatë ditës së djeshme në objektin e OSB-së në Gjilan për të kryer vjedhje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar, ndërsa edhe dy të tjerë janë në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë dhe dy të tjerë gjenden në arrati, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer vjedhje në objektin e OSBE-së. Me vendim të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Sinjli/