image Vjedhje në ish-objektin e Gjykatës në Vushtrri, policia jep detaje

Kosovë

Siguri/ Vjedhje në ish-objektin e Gjykatës në Vushtrri, policia jep detaje

news image

Një vjedhje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ish-objektin e Gjykatës në Vushtrri, aty janë vjedhur pjesë të ndryshme të metalit, raporton Gazeta Sinjali. Pas marrjes së informacionit, policia ka arritur t’i arrestojë tre persona të dyshuar për këtë rast.

“Arrestimi i dy të dyshuarave është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe prova të siguruara se sot rreth orës 12:00, në rrugën ‘Gëzim Rama’’ në Vushtrri, tre të dyshuarit në bashkëveprim, në objektin e vjetër të gjykatës  kanë kryer veprën penale ‘vjedhje’, me ç’rast nga hapësirat e objektit  kanë vjedhur pjesë të ndryshme të metalit”, njofton policia, transmeton Gazeta Sinjali.

Materialet e vjedhura dhe veglat me të cilat është kryer vepra penale janë sekuestruar dhe do të procedohen në rast si prova materiale.

Ndërsa pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/