image Vjedhje e rëndë në shtëpinë e deputetit në Graçanicë - Hajnat morën 5 mijë euro, stoli ari e armë

Siguri

Vjedhje e rëndë në shtëpinë e deputetit në Graçanicë – Hajnat morën 5 mijë euro, stoli ari e armë

news image

Shtëpia e një deputeti të Kosovës ka qenë cak i hajnave mbrëmë rreth orës 19:30, në Graçanicë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë njoftojnë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e deputetit dhe janë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me leje).

Siç mëson Sinjali hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

/GazetaSinjali/