image Vjedhje e rëndë në një lokal në Pejë, hajnat ‘avullojnë’ kabllo e televizorë në vlerë prej 8 mijë euro

Siguri

Vjedhje e rëndë në një lokal në Pejë, hajnat ‘avullojnë’ kabllo e televizorë në vlerë prej 8 mijë euro

news image

Grabitjet e vjedhjet në biznese të ndryshme në Kosovë po ndodhin shumë shpesh, duke shkaktuar kështu humbje dhe pasiguri. Një rast i tillë ka ndodhur sot të premten pasdite, në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se në lokalin që ka qenë cak i hajnave, dyshohet se u vodhën kabllo të rrymës, disa televizorë dhe kabllo për lojërat e fatit, që kapin vlerën e rreth 8 mijë eurove.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur askush s’ka qenë brenda pasi lokali ishte i mbyllur, ashtu që hajnat kanë depërtuar brenda me forcë, duke thyer dritaren, e më pas morën ato gjësende dhe u zhdukën për pak minuta.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që viktima ka përshkruar në detaje se si e gjeti lokalin kur e hapi.

Sinjali mëson se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/