image Vjedhje e rëndë në një kishë ortodokse në Shtërpcë

Siguri

Vjedhje e rëndë në një kishë ortodokse në Shtërpcë

news image

Numri i rasteve të vjedhjeve të rënda dhe grabitjeve po rritet dita-ditës. Hajnat më nuk po kursejnë as objektet fetare, shkruan Gazeta Sinjali.

Një objekt fetare që ishte cak i hajnave së fundmi është një kishë ortodokse në fshatin Drajkovce.

Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se persona të panjohur janë futur me forcë në këtë kishë dje rreth orës 09:00 dhe aty kanë vjedhur rreth 3 mijë dinarë serbë.

Këto burime bëjnë të ditur se rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë” dhe kanë filluar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Sinjali/