image KMDLNJ për rastin në Shtërpcë: Prisni të përfundojnë hetimet, mos paragjykoni rastin

Sociale

KMDLNJ për rastin në Shtërpcë: Prisni të përfundojnë hetimet, mos paragjykoni rastin

news image

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj plagosjes së dy personave, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, në fshatin Gotovush të Shtërpcës, nga të shtënat me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

Sipas tyre, reagimet e menjëhershme të ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës ishin sikur gara se kush do të reagonte më ashpër.

KMDLNJ po ashtu thekson se e mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj, e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet.

Reagimi i plotë i KMDLNJ-së:

Është arrestuar një person i dyshuar se ka plagosur dy fëmijë serbë në Shtërpcë pas së cilës banorët lokalë bllokuan rrugët. Në ndërkohë Policia e Kosovës i zhbllokoi rrugët, pa kundërshtim të banorëve lokalë. Menjëherë pas këtij akti të rëndë erdhën reagimet e ndërkombëtarëve dhe politikanëve të Kosovës që bënin gara se kush do të reagonte më ashpër dhe se kush do ta cilësonte këtë vepër më kriminale, duke paragjykuar edhe motivin e plagosjes së dy të rinjve serbë, ende pa filluar hetimet e lëre më që ato të kishin përfunduar.Në të njëjtën kohë pasuan edhe reagimet nga politikanët e Serbisë, duke filluar nga Aleksandar Vuçiq e deri te vajtuesi kujdestar për fatin e serbëve në Kosovë, Petar Petkoviq ndërkaq që popi Teodosije i vizitoi të plagosurit në Graçanicë duke ia dhënë një rend të reagimeve, në valle me politikanët.

Është e qartë se ekziston një mosbesim i madhe, kryesisht i shkaktuar nga politikanët dhe politika midis shqiptarëve dhe serbëve dhe pikërisht këto raste tragjike iu shërbejnë si oksigjen politikanëve dhe politikës për t’i mirëmbajtur këto ndasi, ndërsa ndërkombëtarëve për të bërë dhe shtuar presionin. E mira e së mirës do të ishte që të plagosurit të dërgoheshin në Spitalin në Ferizaj e jo që edhe trajtimi i tyre të politizohet. KMDLNj përgëzon policinë e Kosovës për reagim të shpejtë dhe të suksesshëm për arrestimin e personit të dyshuar për plagosjen e dy të rinjve serbë dhe pret që institucionet e drejtësisë , pas procedimit të provave të marrin vendim për caktim të shkallës së përgjegjësisë e jo në bazë të presionit dhe ndërhyrjes së politikës , ndërkombëtare dhe vendore në formë të reagimeve të ashpra duke përdorur retorikën politike , në vend të argumentit dhe mosndërhyrjes në punën e hetuesisë dhe gjyqësorit. Sidomos është e palejueshme zbatimi i standardeve të dyfishta edhe gjatë reagimeve. KMDLNj pretë dhe është i sigurt se ky rast do të trajtohet në përputhje me standardet profesionale dhe ligjeve në fuqi. KMDLNj e rikujton opinionin se edhe në këtë rast vlen parimi i përgjegjësisë individuale , si i tillë duhet të trajtohet andaj është e papërgjegjshme të ngarkohet me përgjegjësi kolektive një institucion siç është Forca e Sigurisë e Kosovës apo të kërkohet dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes apo të Ministrit për Punë të Brendshme. KMDLNj iu beson institucioneve përgjegjëse për trajtim të këtij rasti andaj është kundër çdo paragjykimi të rastit deri në kohën kur të merret një vendim një vendim i formës së prerë të gjykatës përkatëse. Nga aspekti i tē drejtave të njeriut ky akt vetëm sa e shpërfaq mungesën e sigurisë dhe KMDLNj shpreh keqardhje për plagosjen e dy të rinjve serbë duke iu uruar shërim të shpejtë dhe të suksesshëm.

/GazetaSinjali/