image Vjedhje e rëndë në Klinë - Hajnat i hynë në oborr, ia vjedhin veturën dhe 3 krerë lopë

Siguri

Siguri/ Vjedhje e rëndë në Klinë – Hajnat i hynë në oborr, ia vjedhin veturën dhe 3 krerë lopë

news image

Persona të panjohur janë futur në oborrin e një banori të fshatit Gjugjevik i Vogël në Klinë dhe nga aty kanë vjedhur një veturë dhe tre krerë lopë, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 08:25 dhe akoma nuk është arrestuar asnjë person.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur  ia kishin vjedhur veturën ndërsa nga stalla ia kishin vjedhur edhe tre krerë lopë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./Gazeta Sinjali/