image Vjedhje e rëndë në Fushë-Kosovë, dy persona vodhën pajisje me mbi 3 mijë euro vlerë

Siguri

Vjedhje e rëndë në Fushë-Kosovë, dy persona vodhën pajisje me mbi 3 mijë euro vlerë

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në “Lagjen 29”, në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Në një depo që gjendet në këtë lagje, Policia njofton se janë futur me forcë dy persona të gjinisë mashkullore.

Ata dyshohen se kanë vjedhur pajisje të ndryshme, vlera e të cilave arrin në 3 mijë e 252 euro.

Të dyshuarit kanë përfunduar në prangat e Policisë dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, pajisjet e vjedhura janë konfiskuar dhe i janë kthyer pronarit./GazetaSinjali/