image Vizita te Biden, Hill e quan Gjuriqin mik të shkëlqyer dhe Serbinë partnere

Rajon

Vizita te Biden, Hill e quan Gjuriqin mik të shkëlqyer dhe Serbinë partnere

news image

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka quajtur ambasador të shkëlqyer homologun e tij në Amerikë, Marko Gjuriq, pasi ky i fundit publikoi një fotografi me presidentin Joe Biden.

Hill në Twitter, ka shkruar se kjo është shenjë e rëndësisë së partneritetit që e ndajnë me Serbinë për më shumë se 140 vjet.

“Është kënaqësi të shohësh një ambasador të shkëlqyer të vendit mik në Shtëpinë e Bardhë  së bashku me presidentin e SHBA-së. Një shenjë e rëndësisë së partneritetit që kemi ndarë me Serbinë për më shumë se 140 vjet”, ka shkruar Hill në Twitter.

Ndryshe, ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin Joe Biden.

/GazetaSinjali/