Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, e ka quajtur ambasador të shkëlqyer homologun e tij në Amerikë, Marko Gjuriq, pasi ky i fundit publikoi një fotografi me presidentin Joe Biden.
Hill në Twitter, ka shkruar se kjo është shenjë e rëndësisë së partneritetit që e ndajnë me Serbinë për më shumë se 140 vjet.
“Është kënaqësi të shohësh një ambasador të shkëlqyer të vendit mik në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin e SHBA-së. Një shenjë e rëndësisë së partneritetit që kemi ndarë me Serbinë për më shumë se 140 vjet”, ka shkruar Hill në Twitter.
Ndryshe, ambasadori serb në SHBA, Marko Gjuriq gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin Joe Biden.
Zadovoljstvo je videti odličnog ambasadora prijateljske zemlje u @WhiteHouse zajedno sa @POTUS. Znak važnosti partnerstva koje delimo sa Srbijom više od 140 godina. https://t.co/MZstEghU46
— Ambassador Christopher R. Hill (@usambserbia) April 9, 2022