Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar sot Klinikën Infektive në QKUK dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, për t’i inkurajuar që ta fitojmë betejën me koronavirusin.
Vitia ëshët takuar me drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazi-Berisha dhe stafifn e klinikës të cilët I ka falënderuar për angazhimin e tyre për përballimin e situatës me koronavirus.
“Jemi në një betejë, sot ju jeni ushtarët që duhet me mbrojt vendin. Angazhimi juaj do të jetë reflektim se sa shpejt do të mund ta tejkalojmë këtë situatë. Unë nuk dyshoj se ju do ta jepni maksimumin. Në situata të tilla jemi keq me staf mjekësor dhe nuk mundemi t’i bëjmë lirimet që janë kërkuar. Prandaj ua kemi lënë në dorë menaxhmentit që pa e cënuar funksionimin e punës të bëjnë zgjidhje”, ka thënë Viti.
Vitia ka kërkuar nga stafi të ketë mirëkuptim, pasi edhe mjekët e pensionuar janë ftuar të punojnë.
“Jemi në situatë alarmi dhe kërkoj sinqerisht mirëkuptimin e juaj sepse nuk mund të bëjmë shkurtime sepse po na duhet secili punëtorë shëndetësorë. Për këtë arsye kemi angazhuar edhe pensionistët”, ka deklaruar Vitia.
Ai ka thënë se qëllimi i vizitës së tij ishte të inkurajonte stafin në këtë situatë të ndjeshme, por “po dal i frymëzuar nga ju”, është shprehur Vitia.
Në Kosovë sot është shënuar rasti i tretë me koronavirus./Gazeta Sinjali/