image Vitia: Vetëm personat mbi moshën 16 vjeçare lejohet të levizin për 1 orë e gjysmë gjatë ditës

Kosovë

Masa/ Vitia: Vetëm personat mbi moshën 16 vjeçare lejohet të levizin për 1 orë e gjysmë gjatë ditës

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nga e mërkura (13 prill) qarkullimi i personave fizik mbi moshën 16 vjeçare do të bëhet vetëm një herë në ditë, për një orë e gjysmë.

 Përveç kësaj, Vitia ka njoftuar një serë masash rigoroze të cilat do të hyjnë në fuqi prej datës 15 prill, në mënyrë që të luftohet pandemia Covid-19, pasi të dielën u konfirmuan edhe 72 raste në Kosovë.

 Masat e reja parashohin kufizim të lëvizjes në orë të caktuara dhe lejim të qarkullimit vetëm për kryerjen e nevojave primare si dhe furnizimit. Vitia bëri të ditur se nesër aneksi i ri do të bëhet i ditur për të gjithë.

 ‘’Mbrëmë u konfirmuan edhe 72 raste të reja. Këto ditë edhe pse shumica e qytetarëve kanë zbatuar rekomandimet, diët e fundit pasi pamë daljen e madhe të qytetarëve për shkak të kohës së mirë kemi parë një mosrespektim të masave. Sot morrëm vendimin për masa të reja për parandalimin e sëmundjes Covid. Qytetarë të nderuar fillimisht ju falënderoj për durimin. Duhet të mbajmë lakorën të sheshtë”.

‘’Këto masa që do të hyjnë të mërkurën në ora 6 të zbatohen në përpikëri. Organet gjegjëse do sigurohen për zbatimin e këtyre masave. Nëse bashkëpunojmë mudn të sigurohemi që këto masa të qëndrojnë në fuqi për kohën më të vogël të mundshme. Një mase më e vogël e bindjes e ndonjërit prej nesh mnund të rrezikojë virusin në tërësi. Sa më shumë i respektojmë do mund të kalojmë këtë periudhë. Sidomos ditët e para do të jenë të vështira. Presim një sprovë të vëshitrë. Nuk guxojmë të tolerojmë as lëshimet më të vogla’’, ka thënë Vitia gjatë konferencës për media.

Në Kosovë aktualisht janë konfirmuar 362 persona të prekur me Covid-19. 59 janë shëruar derisa 7 persona kanë humbur jetën. /GazetaSinjali/